SKANDALI I TOKËS PËR FOTOVOLTAIKËT NË FIER/ Në pranga ish-kreu i Dërmenasit, dy punonjëse të Kadastrës, noterja dhe drejtori i Spitalit të Fierit

Hetimet e SPAK kanë zbardhur një skemë të dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh, që lidhet me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, e cila më pas do të përdorej për investime në energjinë fotovoltaike.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” është edhe Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas. Gjithashtu, në këtë çështje janë përfshirë edhe dy punonjëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj

Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar edhe për noteren Anila Haxhiu, si dhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, i cili më herët ka drejtuar Zyrën e Kadastrës në Fier.

Sipas burimeve konfidenciale, dyshimet e hetuesve lidhen edhe me periudhën kur Arben Voja ishte në drejtimin e Kadastrës së Fierit. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në tjetërsimin e një prone nga tokë shtetërore në pronë private, e cila më pas u është shitur investitorëve që synonin zhvillimin e projekteve fotovoltaike.

Dyshimet janë se përmes falsifikimit të dokumentacionit dhe veprimeve të kundërligjshme është synuar përfitimi financiar nga tjetërsimi i pronës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e dyshuar, rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe përfitimet që mund të jenë realizuar nga kjo skemë.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri