Ilir Meta i drejtohet me letër GJKKO-së, kërkon prova nga SHBA dhe kundërshton interpretimin e materialeve nga SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një dokument prej mbi 100 faqesh, ku parashtron një sërë kërkesash procedurale në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij. Në dokumentin e datës 12 nëntor 2026, ish-presidenti kundërshton interpretimin e provave nga SPAK dhe kërkon administrimin e dokumenteve e informacioneve shtesë për disa prej çështjeve që lidhen me akuzat ndaj tij.

Një prej kërkesave kryesore lidhet me lobimin e LSI-së në SHBA. Meta kërkon që Gjykata t’i drejtohet Departamentit Amerikan të Drejtësisë për informacion mbi marrëveshjen mes LSI-së dhe kompanisë GSIS, pagesat e kryera, shërbimet e ofruara dhe personat që kanë autorizuar shpenzimet. Ai kërkon gjithashtu sqarime nëse janë përdorur fonde të paligjshme gjatë zbatimit të kontratës.

Meta kundërshton edhe ekspertizën financiare të administruar gjatë hetimeve paraprake, duke kërkuar informacion nga ILDKPKI mbi mënyrën se si janë trajtuar dietat dhe të ardhurat e zyrtarëve publikë në deklarimet e pasurisë ndër vite.

Në dokument kërkohet gjithashtu marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe përjashtimi i disa deklarimeve që, sipas pretendimeve të mbrojtjes, nuk janë administruar në përputhje me rregullat procedurale.

Një tjetër pretendim i Metës lidhet me monitorimin e takimeve të tij me avokatin. Ai kërkon ndërhyrjen e Gjykatës për të garantuar konfidencialitetin e komunikimit me mbrojtësin ligjor, duke pretenduar se mbikëqyrja cenon të drejtën për një mbrojtje efektive.

Në përfundim, Meta i cilëson interpretimet e prokurorisë si arbitrare dhe joobjektive, duke kërkuar që pretendimet dhe provat e tij të merren në konsideratë gjatë procesit gjyqësor.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri