Saveski konfirmon hetime ndaj zyrtarëve të lartë në detyrë

Prokuroria Publike do të shqyrtojë çdo kallëzim penal që i dorëzohet, pa marrë parasysh se kush e paraqet, deklaroi Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, në emisionin “Click Plus” të TV21.

Duke iu referuar përplasjeve të fundit mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe njoftimeve të tyre për kallëzime penale lidhur me rastin e Alta Bankës, Saveski tha se procedura mund të nisë vetëm kur ka prova.

Të lidhura

None found

“Çdo kallëzim penal i paraqitur në Prokurorinë Publike duhet të trajtohet. Prokurori të cilit i caktohet kallëzimi duhet të ndërmarrë veprime hetimore dhe të verifikojë pretendimet e paraqitura. Por, jo çdo kallëzim përmban bazë për fillimin e procedurës”, u shpreh ai.

Në një prononcim për TV21, Saveski bëri të ditur se janë duke u zhvilluar procedura parahetimore dhe hetime që lidhen me zyrtarë të lartë aktualë. Për çështjet ende në fazën parahetimore, tha se nuk mund të japë hollësi apo të bëjë publikë emrat. Ai shtoi se, nëse vërtetohet një vepër penale dhe i dyshuari është zyrtar i lartë, do të hapet procedurë.

“Publiku është informuar dhe do të vazhdojë të informohet për hetimet që po zhvillohen, janë zhvilluar ose do të zhvillohen, pasi ato të kenë dalë nga faza parahetimore dhe informacioni të mund të bëhet publik”, deklaroi Saveski.

I pyetur nëse aktualisht ka procedura parahetimore ndaj ndonjë funksionari, ai u përgjigj: “Sigurisht që ka.”

Lidhur me mundësinë që disa persona të jenë të paprekshëm para ligjit, Saveski tha se nëse dikush e konsideron veten të tillë, kjo është çështje e tij. Sipas tij, ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe prokurorët nuk duhet të ndikohen nga pushteti, pozita apo bindjet personale të dikujt për fuqinë e vet.


Shtuar më 14.11.2026 05:09

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş