Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë

Brajan Gruda

Brajan Gruda ka shënuar gol në debutim për Përfaqësuesen e Gjermanisë. 

Gruda realizoi një gol në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë. 

Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi grupit A2 të Ligës së Kombeve. 

Gjermania kaloi në epërsi në minutën e tretë me autogolin që e realizoi Srdjan Babiq. 

Florian Wirtz shënoi për 2:0 në minutën e 14-të. 

Edhe Gruda startues ndaj Serbisë Futboll Gruda startues ndaj Serbisë

Sulmuesi i RB Leipzigut, Gruda, e realizoi golin e tretë në minutën e 50-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të. 

Gjermania renditet në pozitën e tretë me tetë pikë. Serbia është e fundit pa pikë. 

Tetë pikë ka edhe Greqia në pozitën e dytë, kurse grupit i prin Holanda me 11 pikë.


Brajan Gruda ka shënuar gol ndaj Serbisë. 

Edhe Shqiptari Gruda shënon supergol për Leipzigun Futboll Shqiptari Gruda shënon supergol për Leipzigun

Gruda e realizoi golin e tretë për Gjermaninë në minutën e 50-të.

VIDEO: