Shqipëria U-21 fitoi 3-1 ndaj Luksemburgut U-21 në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi e ktheu rezultatin pasi pësoi e para, me gola të Ermir Rashicës, Etnik Brrutit dhe Kevin Dodajt.

Të lidhura
None found
Për këtë takim, Bushi zgjodhi si titullarë: Simoni (GK), Bajraktari, Muçi, Kurti, Bashi, Ramaj, Huqi, Simnica, Brruti, Rashica (C) dhe Maksuti.
Luksemburgu shënoi në minutën e 13-të, ndërsa Shqipëria barazoi në të 23-tën. Kapiteni Ermir Rashica e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga hyrja e zonës.
Në minutën e 35-të, 12 minuta pas barazimit, Etnik Brruti shënoi me një goditje spektakolare nga distanca dhe i dha Shqipërisë epërsinë 2-1.
Gjatë pjesës së dytë, Alban Bushi bëri disa zëvendësime për t’u dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë të grupit të kontribuonin. Kevin Dodaj realizoi golin e tretë në minutën e 88-të, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1.
Pas kësaj fitoreje në miqësoren e parë të këtij muaji, Kombëtarja U-21 do të luajë sërish më 17 nëntor. Kundërshtare do të jetë Spanja U-21, në një ndeshje që nis në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Hyrja për tifozët do të jetë përsëri falas.






