Trump pritet të takohet me Xi dhe Putin në Kinë, në fokus kontrolli i armëve bërthamore

Një takim mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të mbahet të enjten e ardhshme në Shenzhen të Kinës, në margjinat e samitit të përvitshëm të APEC-ut.

Sipas Reuters, New York Post e ka raportuar lajmin duke iu referuar burimeve që kanë folur për takimin e mundshëm gjatë konferencës ekonomike në Kinë.

Të lidhura

None found

Diskutimet pritet të përqendrohen te një marrëveshje ambicioze për kontrollin e armëve bërthamore. Në agjendë mund të hyjnë edhe çështje të tjera ndërkombëtare, përfshirë Korenë e Veriut dhe luftën në Iran.

Trump ka sinjalizuar publikisht synimin për t’u takuar me dy udhëheqësit. Më herët gjatë javës, ai tha se bisedimet do të trajtojnë çarmatimin bërthamor, krahas një sërë temash të tjera.


Shtuar më 13.11.2026 23:07

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetjojobetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabet