Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët! Planifikohet samiti trepalësh në Kinë, ja çfarë do të diskutojnë Autoritetet e aviacionit kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve drejt SHBA në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se vendimi është marrë për arsye sigurie dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, problemi lidhet me sistemet e komunikimit të qendrave të kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin.
Teknikët e FAA-së kanë nisur hetimet për të identifikuar shkakun e defektit, ndërsa autoritetet kanë premtuar përditësime të vazhdueshme mbi situatën.
Ndërkohë, sipas platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, rreth 3,100 avionë ndodheshin në ajër, në atë moment, me destinacion aeroportet amerikane. Platforma bëri të ditur se nuk po ngriheshin avionë të tjerë në atë kohë.
Për fluturimet ndërkombëtare që janë aktualisht drejt SHBA-së, FAA ka bërë të ditur se do të merren vendime rast pas rasti.
Ende nuk dihet se sa fluturime janë prekur nga ky vendim dhe sa do të zgjasë pezullimi. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet amerikane po punojnë për rikthimin e funksionimit normal të kontrollit të trafikut ajror.
Top Channel