VIDEO/ Holanda deklason Greqinë dhe siguron vendin e parë, 'tërmet 7-ballësh' në mitikun 'Johan Cruijff'

VIDEO/ Holanda deklason Greqinë dhe siguron vendin e parë, 'tërmet 7-ballësh' në mitikun 'Johan Cruijff'

21:29, 13/11/2026

Holanda ka siguruar vendin e parë në Grupin A2 të Ligës së Kombeve falë fitores befasuese 7-0 ndaj Greqisë. Me tri pikë më shumë se përfaqësuesja helene, ‘Tulipanët’, edhe nëse humbasin në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë, e kanë të sigurt vendin e parë.

Holanda ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike ndaj Greqisë, duke shënuar katër gola në vetëm 33 minuta lojë dhe duke dominuar plotësisht sfidën.

Tulipanët e nisën furishëm takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 6-të. Crysencio Summerville përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin grek Konstantinos Tzolakis për rezultatin 1-0.

Holandë – Greqi 1-0

Në minutën e 12-të erdhi edhe goli i dytë. Joey Veerman shërbeu bukur për Tijjani Reijnders, i cili, i vetëm brenda zonës, nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Holandë – Greqi 2-0

Mesfushori i Holandës ishte sërish protagonist në minutën e 18-të, kur pas një pasimi të Donyell Malen, realizoi me një goditje të ulët në qendër të portës, duke kompletuar dygolëshin personal dhe duke çuar shifrat në 3-0.

Holandë – Greqi 3-0

Greqia arriti të reagojë në minutën e 24-t, kur Fotis Ioannidis gjeti rrugën e rrjetës dhe ngushtoi përkohësisht diferencën në 3-1. Megjithatë, festa e miqve nuk zgjati shumë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për prekje të topit me dorë në aksionin paraprak.

Holandezët vazhduan të sulmonin dhe në minutën e 33-të shënuan edhe golin e katërt. Denzel Dumfries fitoi duelin në ajër dhe dërgoi topin drejt Reijnders, i cili e kontrolloi mirë dhe goditi saktë në rrjetë për 4-0.

Holandë – Greqi 4-0

Por ‘Tulipanët’ nuk u ndalën, shënuan edhe golin e pestë me Timber në minutën e 40-të.

Holandë – Greqi 5-0

Holanda po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Greqisë, duke thelluar edhe më shumë avantazhin. Tulipanët kanë shënuar dy gola të tjerë brenda pak minutash, duke e çuar rezultatin në shifrat e thella 7-0.

Në minutën e 59-të, Jurrien Timber përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi në cepin e poshtëm të portës, duke realizuar golin e gjashtë për Holandën.

Holandë - Greqi 6-0

Vetëm dy minuta më vonë, në të 61-ën, ishte radha e Donyell Malen për të festuar. Pas një pasimi të shkëlqyer nga Denzel Dumfries, sulmuesi tregoi qetësi të admirueshme brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme në cepin e sipërm të portës vulosi golin e shtatë.

Holandë - Greqi 7-0

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco