Momentet dramatike në Misisipi, anija me 129 pasagjerë përmbyset pas përplasjes me cisternën (VIDEO)

13 Nëntor 2026 | 22:07

Anija turistike “American Heritage”, me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u fundos pjesërisht në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës, pasi u godit nga anija cisternë “Atlantic Asphalt” të premten.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë anijen të anuar në njërin krah, ndërsa disa njerëz ndodhen në ujë me jelekë shpëtimi dhe të tjerë qëndrojnë pranë parmakëve.

Sipas autoriteteve portuale, përplasja ndodhi rreth orës 12:30, sipas kohës lokale. “American Heritage” ishte ankoruar rreth dy orë më parë për të nisur zbarkimin e pasagjerëve. Ekipet e emergjencës ndërhynë për shpëtimin dhe evakuimin e personave në bord.

Autoritetet konfirmuan se disa persona janë shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia tërhiqet nga financimi i programit të NATO-s për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën

Polonia nuk do të kontribuojë më në programin e NATO-s PURL, i cili koordinon fondet e vendeve aleate për blerjen e armëve të prodhuara në...
20:05 | 13/11/2026

Microsoft: “Problem teknik” pas ndërprerjes globale të energjisë elektrike

Microsoft ka kërkuar falje për ndërprerjen e sotme në platformat e saj, e cila ka ndërprerë funksionimin e shumë shërbimeve publike dhe kompanive në të...
19:57 | 13/11/2026

Senatorët amerikanë kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të Starshield në Ukrainë: Kufizimet rrezikojnë jetë njerëzish

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis i kanë bërë thirrje administratës së Donald Trump dhe kompanisë SpaceX që të rikthejnë menjëherë kapacitetet e sistemit...
19:39 | 13/11/2026