Një moment i tensionuar është shënuar gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova 5, ku opinionistja Rudina ka kritikuar banoren Arlinda për përdorimin e fjalës “kurtizane” drejt Vjollcës.
Rudina iu drejtua Arlindës duke i thënë se duhet të ketë kujdes me fjalët që përdor, sidomos kur nuk e di kuptimin e tyre.
“Ti nuk e di çka do të thotë kurtizane. Kjo është skandaloze, mos përdor fjalë kur s’ua di kuptimin”, i tha Rudina, teksa ia shpjegoi edhe domethënien e kësaj fjale.
Opinionistja e cilësoi përdorimin e termit si të papërshtatshëm, duke hapur kështu një tjetër diskutim në studio.
Megjithatë, Arlinda nuk u tërhoq nga ajo që kishte thënë, duke këmbëngulur se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte Vjollcën.
“Punë është ajo, s’e kam ofendu”, u shpreh Arlinda, duke dhënë versionin e saj lidhur me deklaratën që shkaktoi polemika.