Skip to content
13 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Hani i Hotit “porta kryesore” e hyrje- daljes së produkteve, kryeson eksportet në kufijtë tokësorë në Shqipëri

ShkodraWeb 13 November, 2026
hani hotit naten

Han i Hotit regjistron vlerën më të lartë të eksporteve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë përmes pikave kryesore kufitare tokësore të Shqipërisë, ndërsa Kakavia kryeson në importe.

Të dhënat tregojnë dallime të ndjeshme në vlerën e tregtisë dhe numrin e bizneseve që përdorin korridoret kufitare.

Sipas studimit të Bankës Botërore, “Lidhja e bizneseve me tregjet: Të dhëna nga portet dhe pikat kufitare për qëndrueshmërinë e eksporteve në Shqipëri”, të publikuar në tetor 2026, kompanitë që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë realizuan përmes Hanit të Hotit një vlerë mesatare eksportesh prej 78.55 milionë dollarësh në vit gjatë periudhës 2017–2023.

Kapshtica renditet e dyta, me 56.85 milionë dollarë, e ndjekur nga Kakavia me 51.94 milionë dollarë dhe Bllada me 4.18 milionë dollarë. Hani i Hotit regjistron gjithashtu numrin më të madh mesatar të kompanive që kryejnë të dyja aktivitetet dhe eksportojnë përmes kësaj pike, me rreth 233 subjekte në vit. Kakavia numëron mesatarisht 181 kompani dhe Kapshtica 163.

Nga ana tjetër, Kapshtica ka vlerën mesatare më të lartë të eksporteve për kompani në këtë kategori, me rreth 352,500 dollarë në vit, përkundrejt 334,800 dollarëve në Han të Hotit dhe 284,600 dollarëve në Kakavijë.

Renditja ndryshon në krahun e importeve. Kakavia regjistron vlerën më të madhe mesatare vjetore të importeve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë, me 164.77 milionë dollarë, e ndjekur nga Kapshtica me 127.40 milionë dollarë dhe Hani i Hotit me 80.88 milionë dollarë.

Për kompanitë që vetëm importojnë, Hani i Hotit kryeson për numrin e subjekteve, me mesatarisht 1,450 në vit, por Kapshtica regjistron vlerën më të madhe të importeve, me 55.46 milionë dollarë, kundrejt 53.74 milionë dollarëve në Kakavijë. Kakavia ka vlerën mesatare më të lartë të importeve për kompani në këtë kategori, me rreth 91,100 dollarë në vit, e ndjekur nga Kapshtica me rreth 82 mijë dollarë.

Në tërësi, kompanitë që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë realizojnë përmes katër pikave kufitare importe me vlerë mesatare vjetore prej 378.7 milionë dollarësh, kundrejt 191.5 milionë dollarëve eksporte.

Banka Botërore evidenton gjithashtu dallime në shumëllojshmërinë e mallrave. Në importet e kompanive që kryejnë të dyja aktivitetet, Kapshtica regjistron mesatarisht rreth 1,050 kategori produktesh në vit dhe Kakavia 1,036, sipas klasifikimit doganor gjashtëshifror. /Monitor/

Post navigation

Previous: “Lista Vllaznia”, ideja e Romeo Gurakuqit për qeverisjen e Shkodrës përkrahet nga Stefan Çapaliku…

TË FUNDIT

romeo gurakuqi stefan capaliku bashkia shkoder 2026

“Lista Vllaznia”, ideja e Romeo Gurakuqit për qeverisjen e Shkodrës përkrahet nga Stefan Çapaliku…

ShkodraWeb 13 November, 2026
news portal 2026

Nga gjobëvëniet, financimet e fshehta, presionet ndaj kompanive, portalet anonime në Shqipëri i kthejnë lajmet negative në biznes

ShkodraWeb 13 November, 2026
afrim qendro 2026

Jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Afrim Qendro…

ShkodraWeb 13 November, 2026

TË FUNDIT

  • Hani i Hotit “porta kryesore” e hyrje- daljes së produkteve, kryeson eksportet në kufijtë tokësorë në Shqipëri 13 November, 2026
  • “Lista Vllaznia”, ideja e Romeo Gurakuqit për qeverisjen e Shkodrës përkrahet nga Stefan Çapaliku… 13 November, 2026
  • Nga gjobëvëniet, financimet e fshehta, presionet ndaj kompanive, portalet anonime në Shqipëri i kthejnë lajmet negative në biznes 13 November, 2026
  • Jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Afrim Qendro… 13 November, 2026
  • EMRI – Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, arrestohet në Zogaj të Shkodrës malazezi 52- vjeçar… 13 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 nëntor 2026… 13 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 nëntor 2026… 13 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 nëntor 2026… 13 November, 2026
  • Qeveria 6.4 milionë euro kompensim për televizionet, Shqipëria liron frekuencat 700 MHz për rrjetin 5G 12 November, 2026
  • VIDEO – Shqipëria mund Finlandën, duhet vetëm një pikë me Bjellorusinë për tu ngjitur direkt në Ligën B 12 November, 2026
  • DOKUMENTI – PD nis përgatitjet për zgjedhjet vendore 2027, propozimet mblidhen deri me 30 nëntor 2026 12 November, 2026
  • Zgjedhjet për rektor në UNISHK, me 13 nëntor nis zyrtarisht procesi, vetëm Blerta Dragusha konfirmon kandidimin 12 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten

Hani i Hotit “porta kryesore” e hyrje- daljes së produkteve, kryeson eksportet në kufijtë tokësorë në Shqipëri

ShkodraWeb 13 November, 2026
romeo gurakuqi stefan capaliku bashkia shkoder 2026

“Lista Vllaznia”, ideja e Romeo Gurakuqit për qeverisjen e Shkodrës përkrahet nga Stefan Çapaliku…

ShkodraWeb 13 November, 2026
news portal 2026

Nga gjobëvëniet, financimet e fshehta, presionet ndaj kompanive, portalet anonime në Shqipëri i kthejnë lajmet negative në biznes

ShkodraWeb 13 November, 2026
afrim qendro 2026

Jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Afrim Qendro…

ShkodraWeb 13 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.