Argjentina po përgatitet për ndeshjen e parë pas lamtumirës së Lionel Messit nga përfaqësuesja. Miqësorja ndaj Uruguait, që do të luhet në “La Bombonera”, shënon fillimin e një epoke të re për kombëtaren kampione bote, e cila duhet të mësohet me mungesën e kapitenit dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e saj.
Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendjen është se kush do të trashëgojë fanellën legjendare me numrin 10, të mbajtur për shumë vite nga Messi. Për momentin, trajneri Lionel Scaloni nuk ka ndërmend t'ia japë atë një lojtari të caktuar.
“Nuk do t'ia japim askujt këtë herë”, deklaroi tekniku argjentinas, duke shpjeguar se numri do të caktohet vetëm kur kjo të jetë e detyrueshme, si në rastin e një kompeticioni zyrtar. Në këtë mënyrë, Scaloni kërkon të shmangë ndryshimet e shpeshta të lojtarit që do të mbajë këtë fanellë.
Ndërkohë, tifozët kanë nisur të propozojnë emrat e pasuesit të Messi-t. Në sondazhin e publikuar nga “TyC Sports”, favorit është Nico Paz, talenti i Comos, i cili ka marrë 23 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Enzo Fernandez me 20 për qind, ndërsa Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez kanë marrë nga 19 për qind të preferencave.
Fanella me numrin 10 te Argjentina ka një peshë të veçantë simbolike, pasi përpara Messit është mbajtur edhe nga legjenda Diego Maradona. Për këtë arsye, Scaloni duket se nuk dëshiron të nxitohet në përzgjedhjen e futbollistit që do të marrë përsipër këtë trashëgimi të rëndësishme.
© SYRI.net
Brajan Gruda titullar me Gjermaninë, talenti shqiptar debuton në formacionin e Klopp-it ndaj Serbisë
LeBron James drejt përfundimit të supervilës luksoze në Beverly Hills, ja si duket rezidenca gjigante
Brazili nis epokën e re pa Neymarin, Ancelotti beson te të rinjtë dhe i beson shiritin e kapitenit RaphinhasBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: