Dënohet shoferi që përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani dhe u arratis në Letoni për dy vite

Aleksanders Dolars, 23 vjeç, është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg për vdekjen e një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe. Ai pranoi akuzën për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit dhe nuk do të lejohet të drejtojë mjet për 16 vite, sipas medias britanike Dailymail.

Aksidenti ndodhi më 14 qershor 2024 në Coventry të Anglisë. Keaton Slater, 12 vjeç, po kthehej nga shkolla me disa shokë dhe po përpiqej të kalonte rrugën kur u godit nga BMW-ja që drejtonte Dolars. Në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 30 milje në orë, shoferi po ecte me mbi 70 milje në orë. Prokuroria tha se ai kishte arritur deri në 76 milje në orë dhe kishte kaluar me shpejtësi mes automjeteve përpara përplasjes.

Të lidhura

None found

Pas goditjes, trupi i Keatonit u përplas me dy makina të parkuara. Ai ndërroi jetë pak më vonë. Dolars nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë, por u largua me shpejtësi. Prokurorja Michelle Healey tha se nga brenda makinës ishte dëgjuar dikush duke thirrur: “Ik, ik, ik!”.

Rreth 20 minuta më vonë, automjeti u gjet i braktisur mbi 9 kilometra larg vendit të aksidentit. Dolars iku në Letoni menjëherë pas ngjarjes dhe qëndroi atje për më shumë se dy vite. Në gusht 2026 ai u ekstradua në Britani, ku u paraqit përpara gjykatës në Warwick dhe pranoi përgjegjësinë për vdekjen e të miturit.

Në seancën gjyqësore, nëna e Keatonit, Louise Slater, lexoi një deklaratë për dhimbjen e humbjes së të birit. Ajo tha se kjo dhimbje nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe nuk shuhet kurrë. Ditën kur Keaton doli nga shtëpia, familja priste që ai të kthehej; askush nuk e kishte menduar se po e shihnin për herë të fundit.

Babai i tij, Clint Slater, e quajti Keatonin mikun e tij më të mirë. Ai tha se një nga dhimbjet më të mëdha për familjen është se nuk do ta mësojnë kurrë çfarë njeriu do të bëhej djali i tyre.

Keaton ishte i gëzuar, energjik dhe e donte futbollin; ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist. Në korrik 2024, qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës në Katedralen e Coventry-t. Ceremonia ishte organizuar me ngjyrat bojëqielli, në nder të skuadrës së tij të preferuar, Coventry City.

Kur shpalli dënimin, gjyqtarja Kristina Montgomery tha se mënyra egoiste dhe e rrezikshme si kishte drejtuar Dolars i kishte marrë jetën një fëmije dhe i kishte shkaktuar familjes një humbje të pariparueshme. Ajo theksoi se frika e tij nga burgu nuk e justifikonte largimin dhe braktisjen e Keatonit në vendin e ngjarjes.

Prindërit e 12-vjeçarit thanë se dënimi duhej të ishte më i gjatë. Louise Slater u shpreh se, ndonëse e qetësonte fakti që Dolars nuk do të mund të dilte në rrugë për t’i shkaktuar një tjetër tragjedi një familjeje, ai duhej të kalonte më shumë vite në burg, pasi djali i saj kishte jetuar vetëm 12 vite.


Shtuar më 13.11.2026 20:25

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet