‘Prokura e vitit 2003 fundos Irena Gjokën’/ Kalaja zbardh dokumentet: 4 pasaporta në 2 vite dhe 2 ekspulse të padeklaruara

20:17, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për SYRI TV me Armela Ferkon, avokatja Adriana Kalaja ka zbardhur detaje të reja nga dokumentet dhe provat që, sipas saj, rëndojnë pozitat e gjyqtares Irena Gjoka.

Kalaja publikoi detaje nga një prokurë e posaçme e vitit 2003, ku Gjoka identifikohet si bashkëshortja e Stefanaq Gjokës dhe autorizon përfaqësimin për heqjen e dy masave të dëbimit nga Greqia, ndërsa theksoi se dokumenti përmban edhe numrat e vendimeve përkatëse.

Kalaja deklaroi se dokumentet e administruara nga SPAK-u konfirmojnë ekzistencën e këtyre akteve dhe ngriti dyshime për përdorimin e katër pasaportave brenda dy viteve, gjatë kohës kur ndaj Gjokës pretendohet se ishte në fuqi një ndalim 10-vjeçar i hyrjes në zonën Shengen.

Ajo tha se ka depozituar kallëzim penal shtesë dhe kërkoi hetim edhe për mënyrën se si Gjoka ka udhëtuar drejt Milanos në vitin 2004, ku ka lindur djalin.

Diskutimi në studio:

Kalaja: Prokura e posaçme dihet për kë jepet, aq më shumë për të shkuar dhe po e lexoj unë për t'ja bërë më të qartë publikut. Atëherë, me cilësinë e bashkëshortes së Stefanaq Gjokës i japim të drejtë filan fistekut për të shkuar pranë Ministrisë së Rendit Publik në Athinë, Greqi, të kryejë çdo veprim, në çdo institucion tjetër që të jetë e nevojshme për veprime që nuk i ndalohen nga ligji në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes së dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare, pretendon Irena. Me numër, pra, ka dijeni të plotë edhe për numra.

Ferko: Për masën, për numrin.

Kalaja: Po, në të gjitha autoritetet greke. Atëherë thotë, masa e parë, numër 14, datë 24.12.2002, është momenti kur i është marrë pashaporta sepse në faqen 17 ka patur vizën e falsifikuar, dhe numër 7, datë 13.02.2003. Pra shikoni...

Ferko: Edhe njëherë, ky është dokumenti i datës... masës... thotë edhe njëherë...

Kalaja: 31 mars 2003. Edhe për publikun, pra, mbas ekspulsit të dytë që është shkurt 2003, ka shkuar te noteri në Fier.

Ferko: Pas një muaji bie, pra... domethënë e thotë dokumentin, se pastaj janë përplasjet...

Kalaja: Po ja, ja... 31 mars 2003. Pastaj janë përplasjet e 2003, kur është martuar në 2005-n, thotë që nuk kam dijeni, po ndërkohë ka...

Ferko: 2003... 2005.

Kalaja: Ja, ne të përfaqësuarit, Stefanaq Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefanaq Gjokës. E thotë dokumenti, e ka pranuar, pra ky është një dokument i falsifikuar.

Ferko: Ok, le t'i bëjmë... po për martesën, po a je e sigurtë për këtë?

Kalaja: Jo vetëm aq... jo, jo, unë jam e sigurt. Unë jam e sigurt sepse nuk mund ta shkruaj... jo, jo nuk mund ta shkruaj noteri. Kjo ka një element tjetër, unë këtë kërkova sot në SPAK. Sepse noteri nuk e shkruan dot nëse noterit nuk i ka shkuar një certifikatë martese. Pra jemi përpara falsifikimit të këtyre dokumentave dhe ndërkohë, ajo çfarë është e rëndësishme, dhe unë thashë të gjej rastin të jap vlerësimin tim maksimal për median Lapsi.al, i cili e ka nxjerrë i pari këtë dokument dhe ne duhet t'i njohim disa merita. Por ajo çfarë është e rëndësishme, për t'ja bërë me dije dhe publikut, edhe dokumenti që kishte marrë SPAK-u pranë zyrës së noterisë në Fier, ishte autentik. U bë krahasimi sot dhe prandaj thashë nga krahasimi i gjërave, sepse pashë që u habit oficeri i policisë gjyqësore kur unë thashë është autorizuar për të hequr dy ekspulset, dhe ndërkohë dy ekspulset... të gjitha këto veprime nuk janë deklaruar në formularët e vetëdeklarimit.

Vetëm më pak se kaq janë shkarkuar nga detyra dhe janë dënuar subjekte të cilat... edhe për ta bërë me dije publikun, se në kohën e kryerjes së veprave penale, Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, ka qenë gjyqtare. Pra ka patur dijeni për ligjin, shumë më tepër...

Ferko: Dhe përgjegjësi.

Kalaja: Po patjetër, dhe ka patur pastaj përgjegjësinë e dytë të ruajtjes së pastërtisë së figurës morale. Thotë që nuk e di kur është pashaporta, në SPAK ka ardhur letërporosia ku thotë pashaporta i është sekuestruar më 24.12.2002, dhe siç kemi deklaruar ne, në faqen 17 ka rezultuar një vulë me vizë të falsifikuar. Pra është një vizë 100 ditore që e kallëzuara prej nesh ka pretenduar që është shtetase minoritare. Duke patur një vizë 100 ditore që e merrnin vetëm shtetasit minoritarë, ka dashur të marrë dokumentin grek dhe duke marrë dokumentin grek ka dashur të udhëtojë në të gjithë vendet Shengen. Tani pyetja e dytë që unë i bëra SPAK-ut dhe që kërkon zgjidhje, është si ka udhëtuar në vitin 2004 kur ka lindur djalin në Milano? Dhe problemi është që ka patur një ndalim 10-vjeçar për shtetet Shengen, por sipas vetë provave që ne na ka vënë SPAK-u në dispozicion, për një periudhë dyvjeçare kjo zonja ka përdorur katër pashaporta të cilat janë brenda afatit kohor. Pra nuk është se ka përfunduar afati 10-vjeçar dhe ka nxjerrë një pashaportë të re, por ka nxjerrë katër pashaporta për të cilat ne dyshojmë që përveç se janë të falsifikuara, po si prokurore, me këtë pashaportë të falsifikuar ka kaluar edhe pikën doganore sepse ka kaluar nëpërmjet Rinasit sipas informacioneve që kemi. Por lidhur me këtë, ne kemi bërë edhe kallëzimin penal shtesë që do të kaloj tek pika e fundit. Në mënyrë kronologjike...

Sepse në letërporosi kishte ardhur vetëm vendimi i Gjykatës së Janinës, pra i gjykatës administrative që flitet për dëbimin apo ekspulsin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco