Pas lajmeve se llogaria e saj në Instagram është hakuar dhe ende nuk ka arritur ta rikthejë, Elijona Binakaj ka thyer heshtjen përmes një reagimi në platformën X.

Ajo ka falënderuar ndjekësit për mesazhet dhe mbështetjen, duke zbuluar se, përveç problemit me Instagramin, po përballet edhe me situata të tjera që publiku nuk i di.


Megjithatë, Elijona është shprehur optimiste dhe e bindur se do t'ia dalë të përballojë gjithçka.

Ajo ka shpresuar gjithashtu që llogaria e saj në Instagram të rikthehet gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që të rilidhet sa më shpejt me ndjekësit.

Në mesazhin e saj, ajo ka treguar se jo çdo gjë po shkon siç dëshiron, por ka theksuar se nuk ka asgjë që nuk mund ta përballojë. /Telegrafi/