Real Madridi konfirmon transferimin e parë për vitin 2027

Real Madridi ka siguruar transferimin e Latif Issman, mesfushorit 20-vjeçar të UD Logrones, i cili do t’i bashkohet ekipit të dytë të klubit madrilen, Castilla, nga vera e vitit 2027. Marrëveshja është nënshkruar këtë të premte, megjithatë futbollisti do ta përfundojë sezonin aktual te skuadra nga La Rioja, përpara se të transferohet në Valdebebas.
Ky është transferimi i parë i siguruar nga klubi madrilen për sezonin 2027/28.
Sipas gazetës Marca, Real Madridi e kishte përcjellë mesfushorin që nga vera e kaluar, ndërsa negociatat janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Issman do të mbetet pjesë e UD Logrones deri më 30 qershor 2027, kur edhe i skadon kontrata. Për këtë arsye, transferimi i tij te Real Madrid Castilla është planifikuar për sezonin e ardhshëm. Vlera e operacionit nuk është bërë e ditur dhe nuk ka konfirmim nëse bëhet fjalë për një transferim pa kosto.
🚨⚪️ Latif Issman has signed for Real Madrid with a deal valid from 2027.19 year old Ghana midfielder joins from Logrones, contract until June 2030 and initial move to Castilla. 🇬🇭The deal is now completed — following @marca. https://t.co/5yVRIl0KKG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 13, 2026
Marrëdhëniet mes dy klubeve kanë lehtësuar negociatat. Gjatë afatit kalimtar të dimrit të kaluar, ato kishin arritur marrëveshje edhe për transferimin e Manex Rezolas, i cili iu bashkua Real Madrid C.
Ky precedent hapi rrugën e bashkëpunimit mes dy klubeve, që tashmë ka dhënë rezultat edhe me transferimin e Issmanit.
Mesfushori është formuar në grupmoshat e reja të SD Logrones, përpara se të kalonte në strukturën e të rinjve të UD Logrones. Pas paraqitjeve në ekipin e të rinjve të Divizionit të Nderit dhe skuadrën rezervë, ai bëri debutimin me ekipin e parë gjatë vitit 2025.
🚨⚪️ Latif Issman has signed for Real Madrid with a deal valid from 2027.
Welcome to Real Madrid Latif Issman 🇬🇭😮💨 https://t.co/a1pk850YEW
— Miss ADEL🦋🦚🌹 (@a_derll) November 13, 2026
Progresi i tij i ka mundësuar të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës që garon në Primera Federacion.
Në sezonin 2026/27, Issman ka zhvilluar 10 ndeshje në kampionat, tetë prej tyre si titullar, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim./Telegrafi/









































