Gjatë fjalës në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kukës, kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje për bashkim të forcave të opozitës për të rrëzuar Edi Ramën.
‘Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ja u thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Çfarë bëmë ne me këtë, çfarë thamë ne me këtë? Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë.
Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi.’ theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ka një parim të lashtë sa luftërat, sa betejat. Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ja u thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve.
Çfarë bëmë ne me këtë, çfarë thamë ne me këtë? Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë. Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi.
Të votojnë të lirë qytetarët shqiptarë dhe secili në rrugën e vet. A ishte i drejtë ky qëndrim? Ishte shumë i drejtë. Dhe ky është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar që vënë të parin, para flamurit të partisë, flamurin e kombit. Para partisë, vënë Shqipërinë.
Cili ishte vlerësimi i shqiptarëve? Vlerësimi i shqiptarëve për Partinë Demokratike sot, është më pozitiv dhe më i mirë se kurrë. Dhe në fakt ju them unë ju, kjo parti vjen sot e përgatitur për një fitore vendimtare ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës.
Kur të cilët krahasuan Partinë Demokratike, e cila në 35 vite, me gjithë gabimet, me gjithë të metat, me gjithë mangësitë, me gjithë defektet, askush në botë s'mund ta mohojë se historia e saj është historia e lirisë së shqiptarëve.
Se historia e saj është historia e përmbysjes në Shqipëri e diktaturës më të egër komuniste. Është historia e shtrimit të shqiptarëve nga qenie shtetërore në qytetarë të lirë me dinjitet, me pronë. Është historia e nxjerrjes së shqiptarëve nga njëri prej tre kthetrave më të varfra të planetit në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Është historia e asaj force politike që nuk kishte asnjë aleat të themeluar, por që shpalli para shqiptarëve dhe botës se ylli i saj polar është çështja kombëtare.
Duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë, duke marrë përsipër të gjitha pasojat. Duke dëshmuar se kurrë, asaj çështje ne nuk i kthejmë shpinën, përkundrazi, do t'i qëndrojmë gjer në zgjidhjen e saj.
© SYRI.net
‘Konfiskim i pasurive nga korrupsioni’/ Berisha: Shpopullimi, rrezik ekzistencial! Do 2-fishojmë pagat e pensionet
Berisha: Të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe të kombit, ora... thërret të bashkohemi
Berisha: PD e anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe e afroi me Europën, Rama e ktheu në narkoshtet