Shqipëria për herë të parë në ProWine Shanghai
Shqipëria u prezantua për herë të parë me pavion kombëtar në ProWine Shanghai 2026, një nga panairet më të mëdha të verës në Azi.
Panairi u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Shanghai, me pjesëmarrjen e Pavionit Shqiptar të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Gjashtë kantina shqiptare shfaqën verërat e tyre në tregun kinez: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi.
Pjesëmarrja u karakterizua nga interes i lartë i vizitorëve, me qindra degustime të verërave shqiptare dhe rreth 120 investues potencialë dhe partneritete per zhvillimin e kantinave dhe verës vendase.
Mbi 40 nga këto kontakte u cilësuan nga vetë kantinat pjesmarrëse si shumë të rëndësishme me fokus kryesor Kinën dhe tregjet e tjera aziatike.
Një vlerësim për përfaqësimin shqiptar ishte edhe vizita në Pavijonin Kombëtar e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kinë, Sh.T.Z. Riza Poda, dhe z. Frank Schindler, CEO i ProWine Düsseldorf.
Suksesi i kësaj pjesëmarrjeje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të verërave shqiptare dhe në krijimin e mundësive të reja për prodhuesit vendas.
Shqipëria arriti të prezantojë potencialin e saj përpara një tregu të ri dhe me interes në rritje për produktet ndërkombëtar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









