E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rreshqitjet e gurëve e dherave

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë bllokimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Aktualisht, mjetet e Bashkisë së Shkodrës janë në terren dhe po punojnë për lirimin e rrugëve.

Ndërkohë, u bëhet apel banorëve që të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.

Njoftimi:

Reklamë

Mjetet dhe ekipet e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth.

Reshjet intensive dhe stuhia kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në disa pika të këtyre akseve. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipet po punojnë për të hapur segmentet e bllokuara.

Moti i keq ka dëmtuar edhe urën në fshatin Ndërlysaj. Punimet për riparimin e saj do të nisin sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

⚠️ U bëj thirrje banorëve të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.