Shqipëria u prezantua për herë të parë me pavion kombëtar në ProWine Shanghai 2026, një nga panairet më të mëdha të verës në Azi. Panairi u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Shanghai, me pjesëmarrjen e Pavionit Shqiptar të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Gjashtë kantina shqiptare shfaqën verërat e tyre në tregun kinez: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi. Pjesëmarrja u karakterizua nga interes i lartë i vizitorëve, me qindra degustime të verërave shqiptare dhe rreth 120 kontakte biznesi të realizuara gjatë tri ditëve të panairit, ku 40 prej tyre u cilësuan nga vetë kantinat si kontakte me potencial real për marrëveshje eksporti, me fokus kryesor Kinën dhe tregjet e tjera aziatike.
Një vlerësim për përfaqësimin shqiptar ishte edhe vizita në Pavijonin Kombëtar e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kinë, Sh.T.Z. Riza Poda, dhe z. Frank Schindler, CEO i ProWine Düsseldorf.
Suksesi i kësaj pjesëmarrjeje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të verërave shqiptare dhe në krijimin e mundësive të reja për prodhuesit vendas. Shqipëria arriti të prezantojë potencialin e saj përpara një tregu të ri dhe me interes në rritje për produktet ndërkombëtar.







