Kuvendi nuk e miraton rezolutën e PDK-së për barnat e pacientëve onkologjikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nuk e miraton rezolutën e PDK-së për barnat e pacientëve onkologjikë

    Insajderi
    13 November 2026 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkonte masa urgjente për sigurimin e furnizimit të pandërprerë me barna për pacientët onkologjikë.

    Në votim morën pjesë 44 deputetë. Për rezolutën votuan 42 deputetë, ndërsa dy abstenuan.

    Rezoluta u propozua nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pas interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë.

    Përmes saj kërkohej që Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja të siguronin furnizim të rregullt me barna, të raportonin për mungesat gjatë vitit 2026 dhe të krijonin mekanizma për parandalimin e ndërprerjes së terapive.

    Po ashtu, kërkohej shqyrtimi i mundësisë së rimbursimit të pacientëve që janë detyruar t’i blejnë vetë barnat për shkak të mungesës së tyre në institucionet publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark