Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas evidentimit të parregullsive dhe mosrespektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, shkeljet janë konstatuar gjatë një inspektimi në këtë objekt ndërtimi.
Për këtë arsye, është marrë vendim që punimet të ndërpriten deri në eliminimin e parregullsive dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për punë të sigurt.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.