Kosovë–Izrael në “Fadil Vokrri”, FFK-ja njofton tifozët për rregullat e hyrjes dhe parkimin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët që do të ndjekin në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit për rregullat që duhet të respektojnë.

Për sigurinë e të pranishmëve dhe mbarëvajtjen e takimit, në stadium nuk do të lejohet futja apo përdorimi i sendeve që mund të paraqesin rrezik. Këtu përfshihen armët e çdo lloji, mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët dhe mjetet eksplozive.

Të lidhura

None found

Të ndaluara janë gjithashtu pijet alkoolike, rrezet lazer, dronët, pajisjet e zërimit pa autorizim dhe banderolat me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese. FFK-ja ka përfshirë në listë edhe çadrat, si dhe çdo send tjetër që mund të cenojë sigurinë e tifozëve dhe pjesëmarrësve në stadium.

Çdo tifoz duhet të ketë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, pasi ai do të kërkohet në hyrje. Për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë, Federata u kërkon të pranishmëve të mbërrijnë sa më herët, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe të hyjnë në stadium në kohë.

FFK-ja ka bërë të ditur edhe se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion për këtë ndeshje. Tifozëve u është rekomanduar të planifikojnë paraprakisht parkimin e automjeteve në zona më të largëta nga stadiumi, për të shmangur trafikun dhe vonesat e mundshme.

Në përfundim, Federata u ka bërë thirrje tifozëve të tregojnë disiplinë e respekt dhe ta mbështesin me zjarr Kombëtaren e Kosovës në përballjen me Izraelin.


Shtuar më 13.11.2026 16:31

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet