Hetimet ndaj Irena Gjokës/ Vasili: SPAK procedon me porosi politike, rrënimi i shtetit ligjor

15:28, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa SPAK është vënë në lëvizje për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u shpreh se tashmë është e njohur që organet e hetimit procedojnë përmes porosive politike.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Vasili tha se fakti që po hetohet sërish gjyqtarja Irena Gjoka, tregon se SPAK nuk e ka bërë punën e saj, duke vendosur një standard mafioz hetimi.

‘Ky është rrënimi i shtetit ligjor. S’kemi drejtësi, por zhdrejtësi, drejtësi të orientuar për të sakatuar dikë e mbrojtur dikë tjetër’, u shpreh ish ministri i Drejtësisë ndër të tjera gjatë intervistës.

Organet e hetimit me porosoi politike nuk hetojnë dhe fakti që është e mundur që po hetohet Irena Gjoka, sepse SPAK s’e ka bërë punë dhe s’ka hetuar. Ky SPAK ka vendosur një standard mafioz të hetimit, s’është hetuar rrëmbimi i Metës, është i njëjti standard.

Prokurori që s’heton, nuk bën procedura pasi ka marrë porosi politike dhe ky është rrënimi i shtetit ligjor. S’kemi drejtësi, por zhdrejtësi, drejtësi të orientuar për të sakatuar dikë dhe mbrojtur dikë tjetër. Janë të zakonshme, një sjellje e paligjshme, mafioze në të gjitha proceset. Nuk kemi organ hetimi të pavarur që zbaton ligjin e kushtetutën. Të gjitha procedurat shkelen ditën për diell.

Është kriminale dhe mafioze, si rrëmbimi i Metës, është në kufijtë e një krimi të vërtet shtetëror, rast më i rëndë si ai i Veliajt. Është e njëjta filozofi mafioze, në kushte të dhunimit të ligjit. Janë kambana alarmi dhe prova që shteti ligjor është rrënuar. Ekziston vetëm shteti i mafies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco