Ky është realiteti me të cilin përballen çdo ditë banorët përgjatë aksit Mamëz–Surroj–Arrën. Një rrugë e amortizuar, me gropa dhe baltë, ku lëvizja është kthyer në vështirësi të vazhdueshme për komunitetin dhe drejtuesit e automjeteve. Në mungesë të ndërhyrjeve, mirëmbajtja e këtij aksi po mbetet në duart e vetë familjeve të zonës. Një situatë që, sipas tyre, përsëritet prej vitesh, ndërsa premtimet për zgjidhje nuk kanë munguar.