Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij mbrojtës, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj e përfaqësoi Metajn në seancën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Kjo e fundit kishte caktuar më herët ndaj Metajt masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.










