E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ekspozita “Historia nuk trafikohet” në Elbasan, kërkohen objektet e humbura të trashëgimisë

“Historia nuk trafikohet”  ka qenë tema e ekspozitës së mbajtur në ambientet e muzeut etnografik të Elbasanit me qëllim rikthimin në mënyrë virtuale të objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat kanë rënë pre e grabitjes apo e trafikimit dhe sot mungojnë fizikisht.

Sipas Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë kulturore rajoni Korçë , bashkisë së Elbasanit i kanë humbur rreth 5 objekte me vlera të mëdha historiko-kulturore.

“Ka ndodhur dhe ndodh akoma që kemi raste të gërmimeve klandestine dhe ky është një problem i madh, pavarësisht se rastet janë ndjekur ligjërisht”, shprehet Amanda Cici, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Korçë.

Për arkeologët vëmendja ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore duhet të jetë më e madhe.

Reklamë

“Nga të gjitha rastet më vjen shumë keq për Elbasanin, se nuk i shikojmë dot më në formën e tyre natyrale po vetëm virtualisht”, thotë arkeologu florenc Cenollari.

Qarku i Elbasanit është një nga më të mëdhenjte me më shumë objekte historike kulturore që kanë një vlerë të jashtëzakonshme si për historinë por edhe për për të tërhequr turistë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.