Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar këtë të premte një tjetër takim me të rinjtë shqiptarë, këtë herë me pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të Shteteve të Bashkuara. Takimi u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku u diskutuan idetë e të rinjve për komunitetet e tyre dhe mundësitë e mbështetjes nga SHBA-ja.
Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori dëgjoi këndvështrimet e të rinjve dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve në komunitetet ku jetojnë.
Diskutimi u përqendrua edhe te mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t'i ndihmojnë ata t'i kthejnë këto ide në zgjidhje konkrete.
“Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Ambasada Amerikane në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me fotografi nga takimi.
Ky është takimi i dytë brenda dy ditësh që ambasadori amerikan zhvillon me të rinj në Tiranë.
Një ditë më parë, Wendt u takua me studentë të Institutit të Teknologjisë të Rochester-it, në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë, ku dëgjoi idetë e tyre për zhvillimin e Shqipërisë, duke i cilwsuar ata si tw ardhmen e vendit.




Komente
Komento