Më 1 nëntor, në ishullin Meizhou të qytetit Putian, në provincën Fujian të Kinës, u zhvilluan Ceremonia e Blatimeve Vjeshtore për Mazu-në dhe Festivali i 28-të i Kulturës dhe Turizmit të Mazu-së.
Qendra e Programeve Globale në Gjuhën Kineze e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) e transmetoi drejtpërdrejt të gjithë ceremoninë përmes CCTV4 dhe platformave të mediave të reja, duke e paraqitur kulturën e Mazu-së para publikut botëror.
Kultura e Mazu-së mbështetet në vlerat e virtytit, mirësisë dhe dashurisë universale. Ajo përbën një lidhje të rëndësishme mes dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, bashkon emocionalisht kinezët në mbarë botën dhe nxit shkëmbimet kulturore ndërkombëtare. Kjo traditë është përhapur në mbi 50 vende dhe rajone.
Ceremonia e vjeshtës ndoqi ritet tradicionale, duke përfshirë tri fazat e ofrimit të blatimeve, në një atmosferë solemne që pasqyroi trashëgiminë mijëravjeçare të ceremonive tradicionale kineze.Foto nga CMG
Për herë të parë, transmetimi u realizua me përkthim gojor të njëkohshëm në gjashtë kanale gjuhësore: kinezishten standarde, dialektet Minnan e Hakka, kantonishte, dialektin Chaoshan dhe anglishte, për të përmbushur nevojat e publikut kinez jashtë vendit dhe të shikuesve ndërkombëtarë.

Programi special ftoi 11 ekspertë për të shpjeguar historinë dhe rëndësinë kulturore të ceremonisë së Mazu-së. Gazetarët zhvilluan intervista me përfaqësues të shoqatave të Mazu-së në Brazil dhe Singapor, si dhe vizituan tempuj në Tajvan, duke dokumentuar ruajtjen dhe përhapjen e kësaj tradite brenda dhe jashtë Kinës.
Shumë media kineze dhe të huaja përdorën pamjet dhe materialet e CMG-së, duke vlerësuar risinë e transmetimit të njëkohshëm në disa kanale gjuhësore.Foto nga CMG
Përmes platformave mediatike të CMG-së, tradita mijëravjeçare e Mazu-së po arrin një publik gjithnjë e më të gjerë ndërkombëtar, duke prezantuar kulturën kineze dhe duke nxitur shkëmbimet e ndërsjella mes qytetërimeve.










