‘Zgjedhorja’/ PD prezanton paketën e plotë – Ja 8 fushat ku do të ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

‘Zgjedhorja’/ PD prezanton paketën e plotë – Ja 8 fushat ku do të ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

15:05, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që sipas demokratëve do të prekin çështje kyçe dhe jetësore gjatë proceseve zgjedhore, për të zhbërë ndikimin e partisë-shtet.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paketën me 8 pika, që sipas tij do të funksiononte procesi zgjedhor.

Bylykbashi prezantoi 8 fushat ku do të ndërhyhet: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media të cilat vihen në funksion të partisë-shtet.

Partia-shtet intimidon zgjedhjet, sa kohë nuk zgjidhet në mënyrë të plotë. Do ndikonte në mënyrën se si funksionpon procesi zgjedhor. Kemi përgatitur një paketë të plotë: Ndarja e shtetit nga partia, PS e ka kthyer në një makinëri kundër zgjedhjeve. Trajton abuzmin e aseteve shtetërore, është një periudhë më e gjatë dhe e përhershme. Shteti duhet të jetë i ndarë nga partia gjatë gjithë kohës. Është një sistem i tërë që duhet trajtuar, ndarja shtet-parti, gjithashtu e lidhur me kapitujt e BE.

Garancitë s’mund të kufizohen vëtëm në zgjedhje. Nevojën për ndërhyrje për masa drastike proporcionale në përputhje me rekomandimet e Osbe, për një periudhë të caktuar kohore 10-vjecare, set ndalimesh që e kapërcejnë normën e zakonshme. Zbatimi i masave me afate, për të garantuar proporcionalitettin.

8 fusha për ndërhyrje: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media në funksion të partisë-shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco