Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

13 Nëntor 2026 | 15:11

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se solidarizohet me kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që dëshirojnë të bëhen pjesë e protestës, t’i bashkohen tubimit.

“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen.
Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

Protestuesit, Klevi Metaj i cili u arrestua gjatë ditës së parë të protestës studentore, këtë të premte është lënë nën masën e sigurimit “detyrimi për...
14:28 | 13/11/2026

Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij në Qerret ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi...
13:07 | 13/11/2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka vijuar takimet pas marrjes së detyrës së tij të re, ku kësaj here është takuar me studentë të rinj të cilët...
12:59 | 13/11/2026