Friday, November 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Devolli Corporation zgjerohet në Mal të Zi me një mega projekt hotelier me brendin botëror InterContinental

timoni.al by timoni.al
November 13, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Devolli Corporation zgjerohet në Mal të Zi me një mega projekt hotelier me brendin botëror InterContinental
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Devolli Corporation ka zyrtarizuar partneritetin strategjik me IHG Hotels & Resorts për zhvillimin e InterContinental Resort Tivat, një resort luksoz pesë yje në Gjirin e Kotorrit, Mal i Zi. Projekti do të operohet nën brendin InterContinental përmes një kontrate menaxhimi 32-vjeçare, ndërsa hapja planifikohet në vitin 2030. Devolli e paraqet bashkëpunimin si pjesë të strategjisë së zgjerimit në sektorin e patundshmërisë dhe turizmit ndërkombëtar.

Resorti pozicionohet në Tivat, afër qytetit historik të Kotorrit (UNESCO) dhe Porto Montenegro, si dhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tivatit, cilësuar si avantazh për qasjen dhe lidhshmërinë. Projekti shtrihet në 42,207 m² tokë me 57,534 m² sipërfaqe ndërtimore, përbëhet nga tetë objekte dhe përfshin 277 vende parkimi nëntokësor. Në qendër do të jetë hoteli InterContinental Tivat me 159 dhoma dhe suita.

Resorti do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh dhe hapësirash rekreative: spa ekskluzive me sauna dhe pishinë të brendshme; pishina të jashtme dhe pishinë në çati; restorant kryesor me tarracë, restorant à la carte; lobby bar, spa bar dhe beach bar; klub tenisi; kopshte dhe hapësira të gjelbra në çati; si dhe hapësira të dedikuara për relaksim dhe argëtim. Këto elemente synohen të krijojnë një përvojë të integruar të mikpritjes luksoze, duke ndërthurur arkitekturën bashkëkohore me natyrën dhe peizazhin e gjirit.

Një komponent i rëndësishëm janë 225 rezidencat private me sipërfaqe totale rreth 18,000 m², të zhvilluara në tri faza. Rezidencat do të përfshijnë njësi me një, dy dhe tre dhoma gjumi dhe apartamente dupleks, me tarraca private dhe pamje drejt detit. Konzetpitu është kombinimi i privatësisë dhe komoditetit të rezidencave private me shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

Përmasat dhe kompleksiteti i projektit parashikohet të gjenerojnë vende pune gjatë ndërtimit dhe mundësi të qëndrueshme punësimi pas përfundimit. Partneriteti bashkon vizionin investues të Devolli Corporation me përvojën ndërkombëtare të IHG Hotels & Resorts.

Previous Post

Top Channel zbardh propozimin e Partisë Demokratike për ndarjen e shtetit nga partia në zgjedhje

Next Post

Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe kërkon më shumë dëmshpërblim

Next Post
Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe kërkon më shumë dëmshpërblim

Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe kërkon më shumë dëmshpërblim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al