Real Madridi nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar Michael Olise.
Presidenti Florentino Perez vazhdon ta shohë sulmuesin e Bayern Munich si një përforcim ideal për repartin ofensiv dhe po përgatit terrenin për një goditje të madhe në verën e vitit 2027.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, drejtuesit madrilenë vazhdojnë të jenë të interesuar për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin bavarez deri në qershor të vitit 2029.
Interesimi i Realit nuk është i ri. Madrilenët kishin tentuar të shqyrtonin mundësinë e transferimit edhe verën e kaluar, por Bayern Munichu nuk pranoi të hapte negociatat. Madje, sipas raportimeve, drejtuesit gjermanë kishin bërë të qartë se as një ofertë prej 500 milionë eurosh nuk do t'i ndryshonte qëndrimet e tyre.
Në atë periudhë, Reali vendosi të investojë te Yan Diomande, i transferuar nga RB Leipzig, i cili ka fituar më shumë hapësira në ndeshjet e fundit.
Megjithatë, Olise mbetet një nga objektivat kryesorë të Perezit. Sipas raportimeve, edhe Kylian Mbappe, Ibrahima Konate dhe Eduardo Camavinga kanë biseduar me bashkëkombësin e tyre gjatë grumbullimeve me kombëtaren franceze për mundësinë e transferimit në Madrid.
Paraqitjet e sulmuesit kanë rritur edhe më shumë interesimin. Sezonin e kaluar, ai regjistroi 15 gola dhe 19 asistime në Bundesliga, ndërsa vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Bayernit.
Pikërisht për këtë arsye, klubi gjerman po përgatit një kontratë të re për ta mbajtur sa më gjatë.
Vlera e Olises në treg vlerësohet rreth 180 milionë euro, ndërsa një marrëveshje mund të kalojë edhe 200 milionë euro. Ai nuk ka klauzolë lirimi në kontratën aktuale.
Një faktor që mund të ndikojë në strategjinë e Real Madridit është edhe e ardhmja e Vinicius Junior. Nëse braziliani vendos të largohet, mundësitë për transferimin e Olise mund të bëhen më konkrete.
Kështu, vera e vitit 2027 mund të sjellë një tjetër tentativë të Florentino Perezit për të bindur Bayernin të lërë të lirë një prej yjeve të tij.
© SYRI.net
Lufta për miliardat e futbollit, UEFA fiton betejën e parë kundër Infantinos dhe FIFA-s
Kampion në Formula 1, Antoneli paralajmëron Mercedesin: Vitin e ardhshëm e nisim nga zero
Zyrtare/ Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester UnitedBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: