UEFA ka marrë fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në përplasjen për projektin e Gianni Infantinos, që synonte përfshirjen e investitorëve privatë në një pjesë të të ardhurave dhe aksioneve të Kupës së Botës.
Më 12 nëntor, një gjykatë në Nju Jork rrëzoi kërkesën e FIFA-s për të ndaluar mbledhjen e provave nga UEFA, duke i hapur kësaj të fundit rrugën për të siguruar dokumente të rëndësishme financiare dhe informacione mbi investitorët potencialë.
Në qendër të konfliktit është projekti FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit Infantino synonte të krijonte një model të ri financiar për Kupën e Botës, duke përfshirë kapitalin privat.
UEFA kishte ngritur katër padi në gjykatat amerikane në fund të gushtit, me qëllim mbledhjen e dokumenteve që do të shërbejnë në procesin ligjor të zhvilluar në Zvicër.
Dokumentet e kërkuara lidhen, mes të tjerash, me kompaninë Thrive dhe bankën JP Morgan.
FIFA u përpoq të kundërshtonte këtë proces, duke akuzuar UEFA-n se po përdorte procedurat gjyqësore për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të organizatës botërore.
“Kko është një fushatë dezinformimi në një përpjekje për të ndikuar në fushatën presidenciale të FIFA-s. Sjellja e UEFA-s ishte keqdashëse dhe synonte ngacmimin”, deklaruan avokatët e FIFA-s.
Megjithatë, gjyqtarja nuk i pranoi këto argumente, duke vlerësuar se FIFA nuk kishte interes të drejtpërdrejtë ligjor për të ndërhyrë në këto procedura.
Ajo gjithashtu theksoi se kërkesat shtesë do të vononin procesin dhe do të dëmtonin UEFA-n.
Përplasja mes dy organizatave nuk kufizohet vetëm në gjykata. Në tetor, UEFA i dërgoi sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, 42 pyetje mbi aktivitetin e organizatës, përfshirë rolin e Infantinos në projektin FFE dhe vendime të tjera të diskutueshme.
Vendimi i Nju Jorkut përbën vetëm hapin e parë në këtë betejë, ndërsa procedurat e tjera në SHBA mund t'i japin UEFA-s qasje në informacione edhe më të rëndësishme. Në lojë janë miliarda euro dhe e ardhmja e modelit financiar të futbollit botëror.
© SYRI.net
Kampion në Formula 1, Antoneli paralajmëron Mercedesin: Vitin e ardhshëm e nisim nga zero
Zyrtare/ Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester United
Të gjithë me fanella me numrin 7 në fushë, nderimi i veçantë i portugezëve për Cristiano RonaldonBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: