Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parlamenti Europian: Shqipëria pranë BE/ Studimi: Hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, objektiv mbyllja në 2027

    Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj

    Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj
    Kryesore

    Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj

    November 13, 2026

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në përbërjen e Grupit Negociator për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

    Vendimi, i marrë me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, rishikon ndarjen e përgjegjësive mes zëvendësministrave dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura për disa kapituj të rëndësishëm të legjislacionit evropian (acquis).

    Sipas vendimit zyrtar, ndryshimet kryesore në ekipin negociator përfshijnë:

    Politika Rajonale (Kapitulli 22)

    Përgjegjësinë si negociator për këtë kapitull e merr zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Oltjon Muzaka, duke zëvendësuar ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

    Ekonomia dhe Financa (Kapitujt 1, 4, 6, 9, 16, 17, 29, 32, 33)

    Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, merr përgjegjësinë edhe për kapitullin 6 (E drejta e shoqërive tregtare), krahas kapitullit 1 dhe rolit si bashkënegociator për kapitujt 28 dhe 30. Nënndarja që ngarkonte ish-zëvendësministren Blerta Rama për kapitujt 6 dhe 4 shfuqizohet.

    Zëvendësministri i Financave, Andi Memeti, shton rolin si bashkënegociator për kapitullin 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), krahas kapitujve 32 dhe 33. Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, përveç kriterit ekonomik dhe kapitujve 16 e 29, emërohet bashkënegociator edhe për kapitujt 9 (Shërbimet financiare) dhe 17 (Politika ekonomike dhe monetare).

    Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përcaktohet bashkënegociatore përgjegjëse për kapitujt 4 dhe 17, ndërsa drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali, vijon si bashkënegociatore për kapitullin 9.

    Politika e Konkurrencës (Kapitulli 8)

    Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, do të ndajë përgjegjësinë si bashkënegociator për këtë kapitull me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mario Keputa.

    Bujqësia dhe Siguria Ushqimore (Kapitulli 12)

    Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, i bashkohet zëvendësministrit Arian Jaupllari, duke e ndarë detyrën si bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 12.

    Shëndetësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Kapitujt 19 dhe 28)

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, mbetet bashkënegociatore për kapitullin 19, ndërsa zëvendësministrja Eugena Tomini shtohet në ekip si bashkënegociatore përgjegjëse për kapitullin 28.

    Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Grupi Negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet përkatëse të përfshira në strukturë.

    grupin negociator të be qeveria riorganizon
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parlamenti Europian: Shqipëria pranë BE/ Studimi: Hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, objektiv mbyllja në 2027

    November 13, 2026

    Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj

    November 13, 2026

    Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

    November 13, 2026

    SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.