Azemi i VV-së për t'u përballur me kritikat përmend vdekjet e pacientëve në qeverisjet e kaluara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi i VV-së për t’u përballur me kritikat përmend vdekjet e pacientëve në qeverisjet e kaluara

    Insajderi
    13 November 2026 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë debatit parlamentar për gjendjen në shëndetësi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, bëri paralelizim mes rasteve tragjike të vdekjeve të pacientëve në periudha të ndryshme qeverisëse.

    Azemi akuzoi ish-ministrin Armend Zemaj për heshtje lidhur me vdekjen e katër pacientëve në Klinikën Infektive gjatë mandatit të tij, teksa përmendi edhe vdekjen e tre pacientëve në sallën e operacioneve në kohën e qeverisjes së PDK-së.

     “Normalisht që ka raste të ndjeshme, shumë të ndjeshme dhe do të ketë që trajtohen në klinikat përkatëse. Por është hipokrizi që një ish-ministër si zoti Zemaj, që në kohën e tij kanë vdekur katër pacientë për shkak të oksigjenit, për shkak të tenderëve të këqij, brenda natës në Klinikën Infektive, asnjë fjalë s’e thotë. Në anën tjetër, kur ka qenë PDK-ja, tre pacientë kanë vdekur në sallën e operacioneve, brenda një periudhe të shkurtër”, ka deklaruar Azemi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark