Ismaili kërkon përgjegjësi shtetërore për barnat, Vitia: Nuk jam polic, prokuror apo gjykatës

Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot, më 12 nëntor, një interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.

Në seancë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ngriti shqetësimin për mungesën e barnave dhe vështirësitë e furnizimit në institucionet shëndetësore. Ai kërkoi që diskutimi të përqendrohet te pacientët dhe përgjegjësia e institucioneve, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Ismaili tha se disa pacientë nuk i kanë marrë barnat që u duhen për trajtimin e sëmundjeve. Sipas tij, sigurimi i tyre është detyrë e institucioneve dhe nuk duhet trajtuar si çështje partiake.

Deputeti i PDK-së kritikoi përplasjet politike për furnizimin me barna, duke thënë se ato e largojnë vëmendjen nga problemi kryesor: vështirësitë që pacientët dhe familjet e tyre përjetojnë për të siguruar trajtimin. Ai kërkoi gjithashtu reflektim mbi shkaqet dhe përgjegjësitë në rastet kur qytetarët humbin jetën dhe mungesa e barnave ngrihet si shqetësim.

Ismaili theksoi se shteti mbulon një pjesë të kostos së shërbimeve shëndetësore, ndërsa një pjesë tjetër të konsiderueshme paguhet nga vetë qytetarët.

Në përgjigje, ministri Vitia deklaroi se shëndetësia në Kosovë ka përparuar dhe se përparimi do të vazhdojë. Ai tha se nuk i takon atij të kryejë punën e organeve hetimore apo të drejtësisë dhe se me çështjen duhet të merren institucionet përkatëse të ligjit.

Sipas Vitisë, bëhet fjalë për një rast unik: auditimi u nis nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi gjeti të dhënat. Ministri tha se nuk është as polic, as prokuror e as gjykatës dhe se nuk mund të përballet fizikisht me personat në fjalë pa forcën e ligjit. Tani, shtoi ai, çështjen e trajton ligji.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet