SYRI TV/ Qendra shëndetësore Torovicë e amortizuar, banorët: Godina me lagështi e pa asnjë kusht

12:50, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Godina ku qëndron qendra Shëndetësore e Torovicës në Lezhë është në një gjendje të amortizuar dhe nuk është në shërbim të banorëve të zonës. Këta të fundit ankohen se nuk është investuar dhe madje nuk është as në planet e afërta të ministrisë së shëndetësisë për të rikonstruksionin e saj

Syri tv

Qendra Shëndetësore e Torovicës në Lezhë vijon të përballet me kushte të vështira infrastrukturore, pavarësisht se u shërben rreth 1 mijë banorëve të zonës. Godina paraqitet në gjendje të amortizuar, me lagështi në mure, suva të shkëputura dhe mungesë të kushteve të përshtatshme higjieno - sanitare. Banorët shprehen se problematika është e pranishme prej vitesh dhe kërkojnë ndërhyrje për rikonstruksionin e godinës.

Ndërkohë, sipas burimeve, Qendra Shëndetësore e Torovicës nuk është përfshirë në planin e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi rikonstruksioni i saj është parashikuar të realizohet nga Bashkia Lezhë përmes donacioneve. Rreth dy vite më parë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ndërhyri në riparimin e çatisë së godinës, por ky investim nuk arriti të zgjidhë problemet e tjera infrastrukturore, të cilat vijojnë të mbeten shqetësim për banorët dhe personelin shëndetësor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco