"Luksi është e kundërta e asaj që është natyrisht e domosdoshme," shkruante Karl Marksi, por provoni t'ua thoni këtë klientëve në një hotel të ri me pesë yje në Romë, i cili ndodhet në ish-selinë e Partisë Komuniste Italiane. Për dekada të tëra, ndërtesa madhështore ka qenë selia e partisë më të madhe komuniste në Perëndim, e vendosur vetëm pak hapa larg Piazza Venezia-s në qendër të qytetit, ndërsa tashmë është shndërruar në hotelin "Thompson Rome" të rrjetit Hyatt. Çmimet e tij nuk janë menduar për proletariatin: dhomat kushtojnë nga 550 deri në 4000 euro.