Frikë për objektivin e merkatos së Milanit, sulmesi i Brugge dëmtohet në kokë me Gjermaninë U21, largohet nga grumbullimi

13/11/2026 13:42

Gjermania U21 dhe Club Brugge i kap ankth për Nicolo Tresoldin; sulmuesi 22 vjeçar, që është objektiv i merkatos së Milanit, u bë protagonist i një përplasjeje të fortë ajrore kokë më kokë me shokun e tij të skuadrës te kombëtarja gjermane e 21 vjeçarëve, Hendry Blank gjatë një seance stërvitore.

Ai që e konfirmoi ishte trajneri i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo në prag të sfidës me Belgjikën duke shpjeguar se qëndërsulmuesi edhe pse kishte shënuar në atë rast, pati një dhimbje kokë pas përplasjes, ndërsa Blank pësoi një hemorragji cerebrale.

Edhe pse gjendja e të dy futbollistëve nuk duket se është shumë shqetësuese, stafi mjekësor këshilloi largimin e tyre nga kombëtarja për t’u kthyer në klubet respektive për të menaxhuar traumën në kokë.

Ky vendim frenon edhe rrugëtimin e Tresoldit që është në kërkim të thyerjes së rekordit të golave të shënuara me kombëtaren gjermane U21 që mbahet nga Littbarski, me sulmuesin që mund të ndodhë të zgjedhë të luajë në të ardhmen me kombëtaren italiane

Top Channel