Mercedes-Benz në krizë në Gjermani, në rrezik mijëra vende pune nga mbyllja e fabrikave
Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e mbylljes së dy fabrikave në Gjermani, në kuadër të një plani për uljen e kostove dhe rritjen e produktivitetit. Vendimi vjen në një kohë kur industria gjermane e automobilave po përballet me vështirësi për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe rënies së fitimeve.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, krahas mundësisë së mbylljes së fabrikave, drejtuesit e kompanisë kanë propozuar rritjen e orarit javor të punës nga 35 në 40 orë, pa shtesë page. Menaxhmenti argumenton se kjo masë do të rriste produktivitetin dhe do të ndihmonte në përmirësimin e konkurrueshmërisë.
Propozimi ka shkaktuar reagime të forta nga punonjësit dhe sindikata IG Metall, për të cilën java 35-orëshe është një nga arritjet më të rëndësishme të të drejtave të punëtorëve. Sindikata e konsideron këtë kërkesë të papranueshme. Ndërkohë, kompania ka vendosur të ngrijë investimet në fabrikat gjermane, ndërsa paralajmërimi për mbylljen e dy njësive industriale shton pasigurinë për të ardhmen e punësimit në sektorin automobilistik të vendit.
Dy kandidatët për udhëheqjen e demokratëve në Senat
Skandali i Jensen Huang merr përmasa të reja, zbulohet edhe një lidhje e tretë jashtëmartesore
Trump propozon Tim Cook për drejtimin e Nvidia-s: Legjenda zëvendësohet me legjendë
- 13:23 Ancelotti qetëson Barcelonën për Raphinhën: Shëndeti i lojtarëve është prioritet, nuk do të rrezikojmë
- 13:22 Dy kandidatët për udhëheqjen e demokratëve në Senat
- 13:20 Upamecano largohet nga kombëtarja franceze, Konaté në garë për një vend titullari
- 13:17 Skandali i Jensen Huang merr përmasa të reja, zbulohet edhe një lidhje e tretë jashtëmartesore
- 13:09 Bizhuteria e familjes së fundit perandorake ruse shitet për 4.9 milionë dollarë, safiri 198-karatësh fsheh një histori mbi 120-vjeçare
- 13:07 Trump propozon Tim Cook për drejtimin e Nvidia-s: Legjenda zëvendësohet me legjendë