Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, nuk dihet nëse kryeministri do të bëjë ndryshime në qeveri
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Asamblenë e Partisë Socialiste.
Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në zonën e Gjirit të Lalzit dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Bëhet me dije se protestat që kanë përfshirë Tiranën dhe zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë temat kryesore që do të adresojë kreu i qeverisë.
Gjithashtu edhe iniciativat si “Prania Besnike” do të marrim vëmendjen. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Rama do të adresojë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se me anë të ministrit të Drejtësisë, shefi i ekzekutivit ka kërkuar që ai të japë dorëheqjen.
Nuk dihet nëse kryeministri do të vendosë të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.




