Ka shfaqur probleme shëndetësore në paraburgim, Drejtori i spitalit rajonal në Fier Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë metra katrorë tokë kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ai ka shfaqur komplikacione shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e mjekëve vartës të tij, të cilët edhe e kanë vizituar. Vartësit e tij mjekë pasi kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore vendosën gjatë orëve të mbrëmjes ta transportojnë drejtorin e tyre në spitalin e Fierit, institucioni që drejtonte deri në momentin e arrestimit.