Një tjetër ditë, një tjetër objektiv për Juventus, që vazhdon të kërkojë sulmues dhe një emër i ri ka dalë në pah për vijën e sulmit: Gustavo Varela. Sulmuesi 21-vjeçar i Monza ka shënuar tashmë nëntë gola në dhjetë paraqitje në Serie A.
Impakti i tij i menjëhershëm në kampionatin italian ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Serie A, përfshirë Inter dhe Napoli. Madje ky i fundit po mendon seriozisht për një lëvizje që në janar.
Konkurrenca pritet të ashpërsohet, por drejtori sportiv i Juventus, Massara, mbështetet te marrëdhëniet e forta me agjencinë që përfaqëson Varela. E njëjta agjenci që menaxhon edhe Licina, një talent bardhezi që aktualisht luan si i huazuar te Cremonese.
Gjithsesi, është e sigurt se në janar Juventus do të afrojë një sulmues në skuadër, ndërsa klubi do të vlerësojë mundësitë e ndryshme që do të shfaqen në tregun e transferimeve. Aktualisht ka disa emra në lojë për t’u veshur bardhezi.







