Jashari kërkon llogari nga Vitia për mungesën e terapisë për pacientët me kancer

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka deklaruar se bari Avastin, i cili përdoret në trajtimin e kancerit, vazhdon të mungojë që nga 14 gushti, ndërsa pacientët po përballen edhe me mungesë të materialeve shpenzuese në spitale.

Ajo i ka ngritur këto shqetësime gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Jashari ka thënë se mungesat e barnave janë evidentuar edhe në raste të tjera, duke theksuar se, ndonëse ndryshojnë barnat që mungojnë, problemi për pacientët mbetet i njëjtë.

“Sot vazhdon të mungojë Avastina, e cila ka munguar një lloj bari që ndihmon në terapinë e kancerit. Ka munguar prej datës 14 gusht. Rasti i fundit që më është raportuar te unë është një paciente me datën 11. Mungesa është evidentuar edhe te barna të tjera. Vite të ndryshme, barna të ndryshme, por për pacientin i njëjti problem. Ata nuk e kanë terapinë që i duhet në dispozicion. Sa vite duhet me kalu në këtë parlament, edhe me ardhë prapë me arsyetime se diku”, tha Jashari.

Ajo ka kritikuar institucionet edhe për mungesën e materialeve shpenzuese në spitale, pavarësisht rritjes së buxhetit për shëndetësi, i cili sipas saj ka arritur në 396 milionë euro.

Jashari ka përmendur mungesën e penjve kirurgjikalë, duke thënë se pacientët detyrohen t’i blejnë vetë materialet që duhet t’u sigurohen nga institucionet shëndetësore.

“Ndërkohë buxheti për shëndetësi është rritur në 396 milionë euro, bashkë me të janë rritur edhe fondet e planifikuara për barna dhe material shpenzues. Atëherë si është e mundur që të ndahen më shumë para e pacientët të vazhdojnë që nga spitali të marrin receta për me shku me i ble vetë terapitë e tyre? Që edhe një shembull: pejt kirurgjikal. Janë prej materialeve shpenzuese, edhe sot ende në spitalet tona mungojnë. Paramendoni, pacienti duhet me shku te mjeku dhe me vazhdu me shku me terapinë e tij për me i ble pejt kirurgjikal. Nga të dhënat që unë prapë i posedoj, i ki 3 lloje të penëve që të mungojnë”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së ka kërkuar që sigurimi i barnave esenciale dhe trajtimi i pacientëve me kancer të jenë prioritete reale buxhetore dhe jo vetëm premtime.

Ajo ka rikujtuar se pacientët, përveç përballjes me sëmundjen, detyrohen të përballen edhe me vështirësi për sigurimin e terapisë.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika