Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve në Drenas.

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese.

Dëmtime serioze të kulmit janë vërejtur edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat e prekura, si dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara.

“NJOFTIM PËR QYTETARËT – KUJDES I SHTUAR PËR SHKAK TË ERËRAVE TË FORTA

Komuna njofton qytetarët se, si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë, janë shkaktuar dëme në disa objekte, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, te objekti i çerdhes së vjetër, është vërejtur dëmtim serioz i kulmit, me rrezik që pjesë të tij të shkëputen.

Lusim të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në këto zona, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika