KPK-ja cakton tre udhëheqës në PSRK, Krasniqi kundërshton emërimin e Memës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KPK-ja cakton tre udhëheqës në PSRK, Krasniqi kundërshton emërimin e Memës

    Insajderi
    13 November 2026 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas propozimit të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, ka marrë vendim për emërimin e përkohshëm të drejtuesve të tri departamenteve të kësaj prokurorie.

    Në bazë të vendimit, Departamenti për Krime të Organizuar do të udhëhiqet nga Kastriot Mema, Departamenti për Korrupsion nga Rafet Halimi, ndërsa përgjegjësia për Departamentin për Terrorizëm i është besuar Bekim Kodraliut.

    Gjatë diskutimit para miratimit të vendimit, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka shprehur kundërshtimin e tij lidhur me caktimin e Kastriot Memës në krye të Departamentit për Krime të Organizuar. Ai ka përmendur kriterin që parasheh se prokurori duhet të ketë së paku dy vjet përvojë pune në këtë departament.

    Nga ana tjetër, kryesuesi i KPK-së ka sqaruar se bëhet fjalë për emërime të përkohshme, të cilat do të mbeten në fuqi deri në marrjen e një vendimi të ri nga Këshilli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark