Nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë: Nuk përballojmë dot qumështin dhe ilaçet për vajzën 10-muajshe

Xhesida Dopi, nënë e tre fëmijëve të mitur, u bën thirrje shqiptarëve ta ndihmojnë familjen e saj të sigurojë ushqimin dhe nevojat më të domosdoshme. Shqetësimin më të madh e ka për vajzën 10-muajshe, Tea, pasi thotë se nuk kanë mundësi t’i blejnë as qumështin dhe ilaçet që i duhen.

Me origjinë nga fshati Krrabë, Xhesida jeton prej disa vitesh në Katund të Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit, bashkë me të shoqin, Klodianin, tre fëmijët dhe vjehrrën, Nurian. Fëmijët janë Klevisi, 12 vjeç, Ajla, 6 vjeçe, dhe Tea, 10 muajshe.

Të lidhura

None found

Sipas Xhesidës, Klodiani merr një pagë prej rreth 300 mijë lekësh të vjetra, ndërsa Nuria përfiton 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Të ardhurat mujore të familjes arrijnë kështu në rreth 340 mijë lekë të vjetra, shumë që nuk mbulon shpenzimet e pesë personave. Ata detyrohen të marrin borxhe e të blejnë me listë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është rënduar më tej gjatë këtij viti.

Xhesida kërkon mbështetje nga kushdo që ka mundësi, që tre fëmijëve të mos u mungojnë ushqimi dhe gjërat jetike. Ajo thotë se, kur vajza e vogël të rritet pak, do të përpiqet të bëjë edhe dy ose tri punë për t’i ushqyer e rritur fëmijët. Për momentin, shpreson të sigurojë të paktën qumështin dhe ushqimin për Tean. Çdo ndihmë, shprehet ajo, do t’i shërbente familjes për të përballuar nevojat e përditshme, përfshirë ilaçet dhe kushtet minimale të jetesës.

Numri i kontaktit për ndihmë: +355 69 304 7928


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet