Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Theth, rrezikohen banesat dhe raportohen dëme në bagëti



Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.

Situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur pranë banesave, duke rrezikuar përmbytjen e tyre.

Si pasojë e vërshimeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit. Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës, ndërsa reshjet vijojnë të vështirësojnë gjendjen në zonë.

Një tjetër problem për banorët është ndërprerja e energjisë elektrike, e cila po shton vështirësitë në kushtet e motit të keq.