Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë.
Trabzonspori i kushtoi një postim Muçit. “Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.
Të lidhura
None found
Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituarme shumë se 51 mijë pëlqime.
“Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashalla, vazhdo njësoj”.
Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.







